Telegrafi

Dimitrov: Përshpejtimi i eurointegrimeve në rajon do të kontribuojë në rritjen e besimit mes fqinjëve

Integrimi i përshpejtuar evropian në Ballkanin Perëndimor do të kontribuojë në rritjen e besimit mes fqinjëve. Lajmi i mirë për njërin shtet do t’i ndihmojë gjithë rajonit.

Këtë e tha sot ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov tryezë me ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të Procesit për bashkëpunim në Evropën jug-lindore, që e organizoi Republika e Kosovës, kryesuese në këtë proces, në kuadër të aktiviteteve gjatë Debatit të Përgjithshëm në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Dimitrov, siç njoftuan nga MPJ, foli për përforcimit të bashkëpunimit rajonal.

“Para nesh ka një mundësi për të bërë një përparim të madh në fushën e bashkëpunimit rajonal. Të vazhdojmë garën në reforma, por në të njëjtën kohë të punojnë në lidhjen ndërnjerëzore, lirinë e lëvizjes së njerëzve, mallrave dhe shërbimeve, si dhe në thellimin e bashkëpunimet sektorial”, tha mes tjerash Dimitrov./Telegrafi/