Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, me ftesë të zëvendëskryeministrit të Qeverisë dhe ministër i Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Bullgarisë.
Siç njoftojnë nga MPJ, në takim me Zakharieva do këmbejnë mendime për raportet bilaterale mes dy vendeve miqësore, si dhe për mundësitë për përforcimin e përparimit të bashkëpunimit të ardhshëm në më shumë fusha me interes të përbashkët, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në kuadër të vizitës, Dimitrov do të takohet edhe me kryetarin e Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev.
Vizita po realizohet disa ditë pas ratifikimit të protokollit për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO./Telegrafi/