Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë Nikolla Dimitrov prej sot e deri më 17 gusht do të qëndrojë për vizitë pune në Mbretërinë e Danimarkës, Mbretërinë e Suedisë dhe Republikën e Finlandës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç kumtoi MPJ-ja në kuadër të turneut rajonal, Dimitrov kolegëve të tyre nordikë do t’ua prezantojë prioritetet strategjike të Qeverisë së re reformiste, të orientuara drejt kthimit të perspektivës evropiane dhe euroatlantike të Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të saj.
Theks i veçantë në bisedat do të vendoset në sigurimin e ndihmës sa është e mundur më të madhe nga demokracitë miqësore nordike, për zbatimin sa më efikas dhe më themelor të reformave, si dhe përkrahjen e tyre të përforcuar për lëvizje sa më të shpejtë të proceseve të integrimit në BE dhe NATO.
Në takimet do të këmbehen mendime edhe rreth mundësive për intensifikimin e mëtejshëm të dialogut politik, avancimin e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit në disa sfera me interes, informoi MPJ. /Telegrafi/