Telegrafi

Dimitrov për vizitë pune në Bruksel

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov më 9 dhe 10 dhjetor do të jetë për vizitë zyrtare në Bruksel.

Të hënën, siç sqarojnë nga MPHJ, Dimitrov bashkërisht me ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë do të merr pjesë në darkë me ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare të BE-së, që e organizon ministri i MPJ-së greke, Nikos Dendias, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ky takim mbahet para mbajtjes së Këshillit për Punë të Jashtme të BE-së ndërsa për Dimitrov paraqet mundësi që t’i njoftojë kolegët e tij për ngjarjet e fundit në vend, me theks të veçantë prioritetet lidhur me sundimin e së drejtës si dhe zbatimi i marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë.

Në kuadër të vizitës së tij, Dimitrov do të takohet edhe me Oliver Verhajn, eurokomesar për zgjerim si dhe me shefin e kabinetit të kryetarit të Këshillit Evropian, Charl Michel, dhe me shefin e kabinetit të kryetares së KE-së, Ursula Von der Leyen./Telegrafi/