Me ftesë së sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe sekretarit shtetëror të SHBA-ve Mike Pompeo, ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov, do të merr pjesë në mbledhjen e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, që do të mbahet në Washington më 3 dhe 4 prill.
Siç njoftojnë nga MPJ, kjo do të jetë mbledhja e parë në nivel të ministrave të punëve të jashtme, në të cilin do të merr pjesë edhe Dimitrov, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Duke festuar 70 vjetorin e themelimit të NATO-s, Washingtoni do të jetë nikoqir i disa ngjarjeve dhe solemniteteve, në të cilat do të merr pjesë edhe Nikolla Dimitrov. Në kuadër të konferencës “NATO Engages: The Alliance at 70″, Dimitrov së bashku homologun e tij grek do të flasin për trashëgiminë dhe të ardhmen e politikave të NATO-s me dyert e hapura”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Gjatë qëndrimit në SHBA, Dimitrov pritet të realizojë takime me Mike Pompeo dhe Philip Reeker./Telegrafi/