Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, sot dhe nesër do të qëndrojë në vizitë e tij të parë në Britaninë e Madhe, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nikoqir i Dimitrovit do të jetë ministri shtetëror britanik për Evropën, Alan Duncan, njoftuan nga MPJ e Maqedonisë. Dimitrov në Londër do të ketë takim dypalëshe me parlamentarët britanez, si dhe takim me Komisionin për marrëdhënie të jashtme në Shtëpinë e Mbretërve në Parlament.
Në kuadër të vizitës, ministri Dimitrov do të ketë fjalim në konferencën “Democracy UK: Global Values in an Uncertain World”, që e organizon Fondacioni për demokraci (WFD) me rastin e 25-vjetorin të themelimit të tij.
Pritet që gjatë vizitës Dimitrov në Londër të flet edhe për përparimin e marrëdhënieve dypalëshe, përmes projekteve konkrete në fusha të ndryshme./Telegrafi/