Që të mos zhgënjehemi, më mirë të mos presim epilog të mirë, por doemos të vazhdojmë të punojmë, thotë zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov për pritjet dhe paralajmërimet në dhjetor që të ndodhë zhbllokim i negociatave aderuese të Maqedonisë së Veriut me BE-në, në takimin e Këshillit për punë të përgjithshme të KE-së.
“Është e përgjegjshme nga ana jonë të drejtojmë apel deri te qytetarët se më mirë është të jemi të befasuar nga epilogu i mirë, se sa përsëri të jemi të zhgënjyer nga epilogu i keq. Duke parë periudhën e shkurtë, kemi vetëm disa ditë deri të Këshilli për Punë të Përgjithshme, deri te GAK, 14 dhjetor, mendoj se është e papërgjegjshme të krijojmë çfarëdo pritshmërie atëherë. Forma, mbajtja e Këshillit është pak e rëndësishme. Nëse arrijmë të vijmë deri në një zgjidhje të dinjitetshme, evropiane, pasi çështja filloi të dhemb kudo, që me siguri do të ketë vullnet te të gjithë, përfshirë edhe presidencën sllovene, të caktohet edhe GAK i jashtëzakonshëm. Nuk guxojmë pas kësaj përvoje që e kemi të lidhemi për data. Mendoj se sinjalet nga Sofja tregojnë se presin ndonjë proces në marrëdhëniet bilaterale që hap pas hapi do të ndihmojë të mbyllet çështja. Te ta edhe Parlamenti kuptohet se do të ketë rol, ashtu janë paralajmërimet”, ka thënë Dimitrovi për TV Klan të Maqedonisë.
Sipas Dimitrovit, tani me rëndësi është të mbahet takim me qeverinë e re të Sofjes e cila do të japë kahet e mëtejmë të tejkalimit të kontestit dypalësh.
“Është shumë me rëndësi edhe për ne, para së gjithash për popullin, por edhe për të gjithë të tjerët në rajon që shihnin shpresë në këto hapa vendimtarë që kemi ndërmarrë vitet e fundit për të filluar përfundimisht negociatat e anëtarësimit me BE-në, pra shumë është me rëndësi të ketë diçka. Kjo do të varet nga ky komunikim dypalësh me Bullgarinë, por edhe nga disponimi i palëve të treta, të cilët kanë interes dhe të cilët angazhohen. Pasi kjo çështje u bë evropiane, nuk është vetëm çështje dypalëshe, sepse ndikon në politikat e BE-së ndaj rajonit. Dhe në këtë rast ka një kontekst real që të arrihet deri në diçka, duhet të përpiqemi për qasje të vërtetë”, tha Dimitrovi.