Në Parlament sot seanca duhet të mbajnë Komisioni për politikë të jashtme dhe Këshilli Buxhetor i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
Komisioni për politikë të jashtme duhet ta vazhdojë seancën në të cilën është paralajmëruar fjalim për realizimin e politikës ndërkombëtare të ministrit të Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov. Seanca e këtij Komisioni deri më tani ishte anuluar disa herë.
Ministri Dimitrov nuk arriti të mbajë fjalim para anëtarëve të Komisionit, sepse kryetari i Komisionit Antonio Milloshovski kërkonte që deputetët të cilët posedojnë certifikatë të sigurisë t’i marrin materialet e klasifikuara nga dy takimet e liderëve të mbajtura te presidenti i Republikës së Maqedonisë. Mungesa, sipas Milloshovskit, nënkupton se shumica në pushtet po fsheh diçka dhe len hapësirë për dyshime.
Të hënën seanca ishte ricaktuar për 1 gusht për shkak të disa obligimeve parlamentare të lidhura me koordinimin e grupit parlamentar, në lidhje me seancën e paralajmëruar plenare për vërtetimin e pyetjes së referendumit në lidhje me Marrëveshjen ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë.
Në rend dite të kësaj seance janë edhe paraqitja e platformave për aktivitetet diplomatike të ambasadorëve të Republikës së Maqedonisë në Oslo, Mbretëria e Norvegjisë Serxhim Muhamed, në Republikën e Polonisë Vasil Panovski, në Mal të Zi Mihajllo Tërpkovski, në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore Aleksandra Miovska dhe Raporti përfundimtar i Pajo Aviroviq, i cili ishte ambasador në Izrael.
Propozim-kërkesa buxhetore e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2019 është pika e vetme e rendit të ditës e Këshillit Buxhetor të Kuvendit