Shpresoj se do të gjendet kompromis mes anëtarëve të BE-së, për të cilën për ne do të thotë vendim i qartë për bisedime për anëtarësim, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.
“Neve na duhet që liderët të rikthehen përsëri, domethënë duhet të ulen të enjten dhe të premten, të pranojnë rekomandimet e Komisioni Evropian dhe të vendosin që Maqedonia të fillojë bisedimet për anëtarësim. Si do të ndodhë kjo, dhe kur do të ndodhë, duhet të jetë lëndë për kompromis. Për ne është shumë e rëndësishme, që ai vendim politik të merret të këtë javë për të mos pasur nevojë që të jemi temë për këtë situatë në një Këshill Evropian tjetër” deklaroi Dimitrov./Telegrafi/