Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në intervistën për gazetën franceze “Le Monde” thotë se Qeveria e Maqedonisë do të sigurojë shumicën prej dy të tretave për ratifikimin e marrëveshjes së arritur me Greqinë për çështjen e emrit.
Ai thotë se arritja e shumicës prej dy të tretave gjithmonë ka qenë detyrë në politikë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Sidoqoftë, kësaj here sfida është aq e madhe sa ne do të tregojmë se mrekullitë janë të mundshme në Ballkan” deklaroi Dimitrov.
Kuvendi i Maqedonisë duhet të mbajë seancë plenare për miratimin e amendamenteve të propozuara nga Qeveria më 15 janar të vitit të ardhshëm.
Dimitrov në intervistë cekën se marrëveshjen e Prespës në mënyrë të njëjtë e kundërshtojnë nacionalistët e djathtë si në Maqedoni ashtu edhe në Greqi./Telegrafi/