Ministri i Jashtëm, Nikola Dimitrov, i cili është në një vizitë pune tre ditore në Bruksel, sot në organizim të ministrave të jashtëm të Bullgarisë dhe Austrisë, mori pjesë në një drek pune me ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Diskutimet në drekën e punës, i mbajtur në kuadër të presidencës bullgare me Këshillin e BE-së, presidencën e ardhshme austriake dhe në kuadër të Këshillit të BE-së të Punëve të Jashtme, u përqendrua në situatën politike, në proceset e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë, zbatimin e agjendës së reformës qeveritare, si dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore.
Dimitrov në drekën e punës para të pranishmëve theksoi se “Ne kemi një shans në rajon për të konkurruar për çështje që janë të rëndësishme tani dhe në të ardhmen. Ne kemi një mundësi historike për përparim substancial, por edhe Evropa do të ketë gjithashtu përfitime nëse ne shfrytëzojmë rastin për lajme të mira në kontinent”.
Dimitrov dje gjithashtu realizoi takim me përfaqësuesin e Lartë Federica Mogherini dhe Ministrin e Jashtëm grek Nikos Kotzias. Vizita e punës në Bruksel vazhdon nesër. /Telegrafi/