“Vendimin në lidhje me kërkesën e Kosovës për anëtarësim në UNESCO, Maqedonia do ta sjell në bazë të interesave të Kosovës, Serbisë, por edhe në pajtim me interesat tona që përfshijnë shqiptarët që jetojnë këtu”.
Këtë e deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, gjatë konferencës së përbashkët me homologun e tij nga Kosova, Behgjet Pacolli, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Maqedonia këtë çështje e trajton me kujdes të veçantë, pasi bëhet fjalë për çështje që ndanë dy fqinjët tanë, të cilët duam të jenë në anën e njëjtë. Ne nuk do të kemi rol kyç në këtë proces dhe kur të vijë në rend dite do të kemi parasysh interesat e miqve tanë në Kosovë, miqve tanë në Serbi dhe do të sjellim vendim edhe në pajtim me interesat e Maqedonisë, që përfshijnë interesat e bashkëqytetarëve tonë shqiptarë”, tha mes tjerash Dimitrov.
Ai shtoi se gjithë shtetet në Ballkan duhet ta pranojnë perspektivën se nuk do të ketë anë, madje edhe për çështjet më delikate, pasi siç tha, të gjithë një ditë do të jemi në anën e njëjtë./Telegrafi/