Ministri i Punëve të Jashtme (MPJ), Nikolla Dimitrov deklaroi për televizioni bullgar “Nova” se ai dhe kolegu i tij grek, Nikos Kotzias, dëshirojnë që ta zgjidhin çështjen e emrit, por dallimet vazhdojnë të ekzistojnë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dimitrov thotë se nacionalizmin në Maqedoni mundohen ta ndërrojnë me patriotizëm vizionar, duke shtuar se është shumë me rëndësi që Maqedonia ta kapë këtë tren për në Evropë.
Sipas tij, kemi pritur shumë në stacion dhe është me rëndësi ta kapim këtë tren, sepse është me rëndësi edhe për stabilitetin në rajon./Telegrafi/