Telegrafi

Dimitrov: Pasi e zgjidhëm të pazgjidhshme, vendimi i BE-së do të jetë stimulim

“Më 15 tetor do të kemi takim me historinë. Shpresoj se atëherë do ta fillojmë procesin e negociatave me Bashkimin Evropian. Katërmbëdhjetë vjet jemi shtet kandidatë për anëtarësim, humbën një gjeneratë të tërë, duhej lidership që të kuptohet se me punën dhe mundin tonë mund ta ecim para”.

Këtë e theksoi sot shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov, gjatë fjalimit në samitin e Ballkanit Perëndimor që mbahet në Shkup, në organizim të “The Economist”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pasi e zgjidhëm atë të pazgjidhshmen, por edhe nga ndryshimet e dukshme, fillimi i negociatave do të jetë stimulim që BE-ja ta ruaj historinë evropian të vendit”, tha Dimitrov.

Sipas tij, vendimi pozitiv do të jetë situatë “win-win” si për neve, ashtu edhe për Greqinë, por edhe për tërë BE-në, por nëse qoftë se nuk ndodh kjo, BE-ja rrezikon ta humb besueshmërinë dhe ndikimin e saj në këtë proces./Telegrafi/