Site icon Telegrafi

Dimitrov: Pas dhjetë rekomandimeve për bisedime, BE duhet të merr vendim pozitiv

Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov mori pjesë në një diskutim në panel në ditën e dytë të Forumit Strategjik të Bledit, ku tha se Brukseli duhet t’i përkthen angazhimet e tij me fjalë dhe se pas dhjetë rekomandimeve për negociata, BE duhet më në fund të marrë një vendim pozitiv për vendin.

Në një panel të titulluar “Ballkani Perëndimor – Evropianizimi, Demokratizimi, Përgjegjësia e Ndarë”, Ministri Dimitrov iu referua domosdoshmërisë së integrimit të përshpejtuar evropian të Maqedonisë së Veriut dhe rajonit.

Dimitrov theksoi se kjo mundësi nuk duhet të humbasë dhe se është koha e duhur për një përparim kritik. Ai la me mend që koha po mbaronte dhe në këtë kontekst sugjeroi që përveç fjalëve, veprat të ishin të pashmangshme.

“Pas dhjetë, ritheksoj dhjetë rekomandimet e Komisionit Evropian që ne jemi të gatshëm për të filluar negociatat e anëtarësimit, me zgjidhjen për çështjen e pazgjidhur të së cilës kemi humbur një gjeneratë të tërë, duke arritur një kompromis evropian, BE duhet më në fund të marrë një vendim pozitiv”, tha ai.

Ministri gjithashtu realizoi takim dypalësh me Jean-Christophe Belliar, Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të EEAS për Çështje Politike në Forin Ofis, Richard Moore./Telegrafi/

Exit mobile version