Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov ka realizuar një takim me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, si edhe me Martin Selmayr, shefin e kabinetit të kryetarit të Komisionit Evropian (KE), Jean-Claude Juncker.
Dimitrov është takuar edhe me Frans Timmermans, zv.kryetari i parë i KE-së. Përmes rrjetit social Twitter, bëhet e ditur se Dimitrov ka deklaruar që detyra patriotike më e madhe është kapja e trenit të BE-së.
“Obligimi më i madh patriotik është të sigurohemi për ta kapur trenin e BE-së dhe të sigurojmë të ardhme evropiane, stabilitet dhe përparim për qytetarët e Maqedonisë”, ka deklaruar Dimitrov./Telegrafi/
"The biggest patriotic duty of our generation is to make sure we catch the EU train and ensure European future, stability and prosperity for the Macedonian citizens!"
– FM @Dimitrov_Nikola today met with #EU HR @FedericaMog in Brussels. pic.twitter.com/jqQETzlRxB
— MFA North Macedonia 🇲🇰 (@MFA_MKD) January 23, 2018
Straightforward exchange with @MartinSelmayr and a special surprise visit by President @JunckerEU. We have a common goal: make Macedonia a European success! pic.twitter.com/HYjWFvNgwm
— Nikola Dimitrov (@Dimitrov_Nikola) January 23, 2018