Ministri për Punë të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov në takimet e radhës do të informojë përfaqësuesit e lartë të shtetit dhe politikanët për zhvillimet e bisedimeve për emrin, theksojnë nga MPJ, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Takim liderësh për bisedimet e emrit nuk do të ketë, vërtetojnë nga qeveria për agjencinë AIM.
Shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov javën e kaluar paralajmëroj se pas bisedimeve për emrin në Vjenë, do të mbajë takim me krerët shtetëror dhe me liderët e partive më të mëdha. Ai të premten në Vjenë kishte zhvilluar takim me Ministrin për Punë të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias dhe me ndërmjetësuesin Matthew Nimetz.
Për bisedimet në Vjenë, sot dhe nesër shefi i diplomacisë së Greqisë gjithashtu do t’i informojë liderët e partive politike greke. /Telegrafi/