Telegrafi

Dimitrov: Nuk do ta kemi të lehtë, por së bashku do t’ia dalim

Ministri i ardhshëm për punë të jashtme, të cilin e ka propozuar Zoran Zaev, Nikolla Dimitrov, në rrjetet sociale ka falenderuar emërimin e tij dhe mbështetjen që e ka marrë për të kryer këtë funksion, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dimitrov shkuran se është nder për të që të jetë në krye të kësaj ministrie dhe poashtu një përgjegjësi e madhe.

Ai poashtu shkruan se do ta prezantojë Maqedoninë me një fytyrë të re, e cila do të shkojë përpara, do të jetë respektuese dhe se rruga nuk do të jetë e lehtë, mirëpo të gjithë së bashku, do ta kalojmë malin dhe do ta zbardhim fytyrën. Biografia e Dimitrovit tregon se është kompetent për këtë pozicion, por si do të punojë dhe si do ta prezantojë Maqedoninë mbetet të shihet.  /Telegrafi/