Site icon Telegrafi

Dimitrov nuk përjashton mundësinë që Maqedonia e Veriut të mos fillojë negociatat me BE-në

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov në intervistën e tij për “Utrinski brifing” theksoi se amerikanët janë faktor i rëndësishëm në rajon, por edhe partner kryesor i Evropës.

“Rajoni është mjaft i lëkundur. Escobar thotë se te ne po shkelet instrumenti i zgjerimit”, u shpreh Dimitrov.

Ai shtoi se Escobar gjatë bisedimeve ka theksuar se Maqedonia e Veriut është partnere kredibile dhe se SHBA-të mund të ndihmojnë.

“Mendoj se duhet të mësojmë nga përvoja. Ne duhet ta mbrojmë kombin dhe të mos përhapim shpresa të rreme. Escobar thotë se investimi është shumë i madh. Nëse nuk ka bisedime për anëtarësim, mesazhi është kot po zgjidhni probleme dhe kjo është shumë serioze për rajonin”, deklaroi Dimitrov.

Ai shtoi se pritet formimi i qeverisë së re në Bullgari në mënyrë që të fillojnë bisedimet dhe se edhe pse del nga pozita e kryeministir, Zaev është vulë ndaj nismës për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë dhe se kursi i vendit do të mbetet i njëjtë.

“Kursi do të mbetet i njëjtë. Secili politikan sjell politika të veta, ndërsa me Zaevin u ngjitëm në malin e madh me Marrëveshjen e Prespës. Si shtet jemi pranë një udhëkryqi dhe do të bëjmë gjithçka që të dalim nga kjo telashe që ka potencial të ndryshojë atmosferën e gjithë rajonit, por për fat të keq, nuk përjashtoj rezultat negativ”, tha Dimitrov./Telegrafi/

Exit mobile version