Ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov, thekson se nuk mund të bëhet paralele në mes “Revolucionit laraman” dhe lëvizjes “Bojkotojë”, sepse siç tha ai, bojkotimi i referendumit është ikje nga përgjegjësia.
“Revolucioni laraman është etje për përgjegjësi në situatën kur u zbulua krimi publik. Kur institucionet dështuan, qytetarët morën përgjegjësi, duke kërkuar drejtësi”.
“Bojkotojë është thirrje për papërgjegjësi, ikje nga përgjegjësia, për mos votim për të ardhmen e tyre dhe të Maqedonisë, e drejtuar para një udhëkryqi historik”.
Të mendohet për një paralele në mes tyre është e njëjtë si të krahasohet në mes guximit dhe frikës, në mes qytetarëve aktiv që kanë mundur të shikojnë në errësirë dhe individëve pasiv të cilët frikësohen t’i hapin sytë në dritë”, thotë Dimitrov. /Telegrafi/