Zv.kryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, sot ka deklaruar se nuk ka besim të plotë në ministrin për Punë të Jashtme Bujar Osmani, sa i përket kontestit me Bullgarinë.
Dimitrov tha se Osmani dëshiron të ketë sukses me çdo çmim, dhe kjo sipas tij është e rrezikshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nuk kam besim të plotë te ministri i Jashtëm për çështjen me Bullgarinë, duke pasur parasysh përvojën time në koordinimin e brendshëm, takimet në Bruksel. Kam ndjenjën se ka një ‘dëshirë’ për sukses me çdo kusht, gjë që mendoj se është e rrezikshme dhe jo produktive. Ndoshta e kam gabim dhe shpresoj të gaboj”, tha Dimitrov.
Ndërsa në lidhje me tërheqjen e tij nga qeveria, Dimitrov tha se është si rezultat i qëndrimeve të tij në lidhje me çështjen me Bullgarinë./Telegrafi/