Në konferencën për shtyp në lidhje me situatën e krijuar pas tërheqjes së gjithë stafit diplomatik nga ana e Beogradit zyrtar për shkak të, sipas arsyetimit serb, “ofanzivës kundër institucioneve të Serbisë”, Ministri i punëve të jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov tha Republika e Maqedonisë as ka pasur qëllime, as ka dhënë urdhëra dhe as që ka kryer veprime kundërzbulimi kundër asnjë shteti fqinj të saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai poashtu përmendi edhe përvojat e Maqedonisë me përgjimet, duke thënë se qytetarët e Maqedonisë e dinë shumë mirë çka do të thotë përgjimi duke aluduar në aferën e përgjimeve, të ashtuquajturat “bomba”, të cilat i shfaqi opozita e atëhershme, tani parti qeveritare.
Dimitrov poashtu siguroi edhe për mundimet e tij për të vendosur kontakt me ministrin e punëve të jahstme të Serbisë, ivica Daçiq, menjëherë pas pranimit të notit nga Ambasada , por nuk është përgjigjur edhe krahas insistimeve të ambasadës së Maqedonisë në Beograd, por Dimitrov pret një bisedë të bëhet nesër.
“Thelbi i çdo veprimi të Qeverisë tonë është zgjidhja e problemeve me fiqnjët e saj, e jo krijimi i çështjeve të reja, pra ne zhvillojmë politikë të dyerve të hapura dhe zgjidhjeve me qasje konstruktive’, u shpreh Dimitrov në konferencën për shtyp.
Në pyetjen e gazetarëve se çka nënkupton thënie e Beogradit zyrtar se “dimë çdo gjë që kanë biseduar dhe që janë marrë vesh”, Dimitrov u përgjigj se për atë është kërkuar përgjigje zyrtare nga Ambasada në Beograd dhe nuk dëshiron të bëjë spekulime./Telegrafi/