Telegrafi

Dimitrov: Nuk ka Evropë të stabilizuar dhe të suksesshme pa integrimin e Ballkanit Perëndimorë

Një mesazh i madh është dërguar sot në Selanik, se një Evropë e tërë, e qëndrueshme dhe e prosperuar nuk mund të imagjinohet pa integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor, tha Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në margjinat të konferencës “Nga Selaniku në Zagreb”.

Një mesazh i madh, theksoi ai, është se pjesa tjetër e Evropës – Evropa e tërë, e qëndrueshme, e suksesshme dhe me paqe nuk mund të imagjinohet pa integrim të plotë në Ballkanin Perëndimor. Kjo është gjithashtu një thirrje, në marrëveshje me konkluzionet e Këshillit Evropian të tetorit të kaluar për të vendosur mbi negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë përpara Samitit të Zagrebit, tha Dimitrov pas përfundimit të seancës së Selanikut me titull “Përparimi i Integrimit Evropian të Ballkanit Perëndimor Integrimi : Sfidat dhe perspektivat aktuale”.

Dimitrov theksoi se konferenca e sotme ministrore është shumë simbolike, sepse mbahet në Selanik, 17 vjet pas Samitit të parë në vitin 2003, kur Evropa i premtoi Ballkanit se e ardhmja e saj është në BE.

“Është simbolike që jemi në të njëjtin qytet disa muaj para Samitit të majit në Zagreb, prej ku kemi pritshmëri të mëdha dhe kjo është në një farë mënyre një urë dhe mbështetje e rëndësishme nga fqinjët tanë nga BE – Greqia, Bullgaria, Rumania, Sllovenia, Kroacia dhe Italia”, shtoi kreu i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/