Bullgaria ka shkelur nenin 2 të Marrëveshjes për Fqinjësinë e Mirë, tha sot Nikolla Dimitrov, Zv. kryeministër për Çështjet Evropiane, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtyp ku u prezantua projekti trepalësh për promovimin e digjitalizimit në Maqedoninë e Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai thotë se nuk mund të ketë përparim në bisedimet për zhbllokimin e integrimit evropian të Maqedonisë, sepse Bullgaria po na shantazhon.
“Një problem i madh për përparimin në bisedime është atmosfera e shantazhit. Populli maqedonas dhe populli bullgar kanë një thënie, “nuk ka bukuri me forcë”. Nuk mund të ketë intimitet të vërtetë dhe asnjë përparim të vërtetë nëse kjo atmosferë shantazhi vazhdon. Nuk mund të kemi afërsi dhe përparim kur shantazhohet”, tha Dimitrov.
Ai thotë se Bullgaria ka shkelur nenin 2 të Marrëveshjes, sipas të cilit Sofja do të na ndihmojë në rrugën evropiane, dhe jo të na bllokojë dhe pengojë.
“Ne kemi përjetuar dy veto dhe kemi përjetuar problematizimin e diçkaje që është shumë e brendshme, problematizimin e gjuhës sonë në nivel evropian, dhe në këtë kuptim këto hapa e kanë bërë të vështirë dialogun e sinqertë. Ky është problemi kryesor,” tha Dimitrov./Telegrafi/