Site icon Telegrafi

Dimitrov: Nuk heqim dorë nga identiteti dhe gjuha, as nga e ardhmja evropiane

“Çështja e gjuhës dhe identitetit është rezultat i një procesi historik dhe nuk mund as të bisedojmë as të negociojmë për këtë. Përpjekjet ende vazhdojnë. Mirëpo, ne nuk kemi ndërmend të ngremë duart dhe të heqim dorë nga ardhmëria jonë evropiane, e as që kemi ndërmend ta prekim, ose të lejojmë të preket identiteti maqedonas. Këto dy gjëra janë të kompletuara dhe do të vazhdojmë të punojmë në këtë rrugë”.

Kështu është shprehur zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, në intervistën për N1 për bllokadën e Bullgarisë për fillimin e bisedimeve me BE-në.

Ai tha se dhe e identitetit është në zemrën e punëve të brendshme, e sovranitetit të një shteti meqë është shprehje e së drejtës së vetëvendosjes.

“Në këtë kuptim, asnjë fqinj, asnjë shtet nuk ka çfarëdo baze juridike në të drejtën ndërkombëtare, por edhe në të drejtën evropiane, neve, maqedonasve të na tregojë diçka rreth gjuhës maqedonase. Kjo është punë e jona. Është shumë e vështirë për qytetarët tanë që të kuptojnë, po edhe për mua ta them sinqerisht, si mund të jetë gjuha maqedonase pengesë për fillimin e bisedimeve aderuese për integrimin me një Bashkimi ku diversiteti gjuhësor është një prej vlerave themelore”.

“Gjithashtu është vështirë të kuptojmë se si mundet gjuha maqedonas të jetë pengesë për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, të cilat në mënyrë që të jenë me të vërtetë të fqinjësisë së mirë, duhet doemos të mbështeten në respektin e ndërsjellë. Unë ju them se çfarë gjuhe amtare flitni ose nuk flitni kjo do të thotë se nuk ju respektoj. Në këtë kuptim përballemi me një sfidë serioze”, tha zv.kryeministri Dimitrov.

Exit mobile version