Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ka deklaruar se është i nevojshëm një pajtim kombëtar për emrin, por elementet për ta ndërtuar këtë pajtim të përgjithshëm janë të paqarta.
Sipas tij, po punohet shumë që të arrihet deri te ky pajtim, ku duhet të përfshihen qytetarët, faktori politik, institucionet, pra të gjithë.
Dimitrov theksoi se referendumi për çështjen e emrit është një premtim i të gjitha partive të mëdhaja politike në vend.
Deklarata e ministrit të Mbrojtjes greke, Panos Kammenos, cilësohet nga Dimitrov si deklaratë që nuk ndihmon zgjidhjen e çështjes së emrit, por ndihmon në largimin nga tejkalimi i kësaj çështje./Telegrafi/