Site icon Telegrafi

Dimitrov nga Komisioni për histori: Sulmet antibullgare në Maqedoni janë të pandalshme

Kryetari bullgar i Komisionit të përzier për histori, Angel Dimitrov u shpreh se i pengon sjellja e Serbisë si ndikues në Ballkan dhe te marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi dhe Kosovën.

“Problemet në Ballkanin Perëndimor mbesin. Këtë e shohim edhe te sjellja e Beogradit. Shumë më e vendosur duhet të sjetë sjellja e BE-së te vendet me ndikim të cilët kanë kontakte të drejtpërdrejta dhe mund të ndikojnë në rajon”, tha Dimitrov.

Sipas tij, problemi më serioz është Maqedonia e Veriut dhe marrëdhëniet e saja me Bullgarinë.

“Ajo që më shqetëson mua personalisht është se nuk shoh sinjalet e nevojshme për ndonjë ndryshim në mënyrvn se si Maqedonia e Veriut komunikon me Bullgarinë, madje edhe pas sinjalit që u dha nga BE gjatë kohës së kryesimit francez. Për mua është problem serioz”, tha Dimitrov.

Ai përmendi edhe sulmet e klubeve bullgare në Maqedoninë e Veriut dhe kjo kur arsyetohen nga BE si raste individale, kjo, sipas tij, flet për mosdije dhe vetkritikë./Telegrafi/

Exit mobile version