Site icon Telegrafi

Dimitrov nesër në Vjenë, fjalim në Këshillin e OSBE-së

Ministri për punë të jashtme, Nikolla Dimitrov nesër do të mbajë fjalim në seancën e Këshillit të përhershëm të OSBE-së në Vjenë.

Në këtë takim ministri Dimitrov do të informojë për zbatimin e agjendës së reformave të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, sipas Programit të punës dhe Planit aksional 3-6-9, si dhe për qasjen pozitive të Maqedonisë në kontekst të bashkëpunimit rajonal./Telegrafi/

Exit mobile version