Site icon Telegrafi

Dimitrov: Në të ardhmen nuk do të më befasojë nëse Bullgaria konteston rezultatet e regjistrimit të popullsisë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në emisionin “ClickPlus” në TV21 theksoi se në të ardhmen nuk do të befasohet nëse Bullgaria i konteston rezultatet e regjistrimit të popullsisë.

“Nga përvoja gjatë dy, tre vitet e fundit, për dallim nga përvoja që e kishim me Greqinë, ku e kemi ditur se cilët janë problemet bazike dhe kërkesat e palës tjetër. Bullgarisë s’i dihet, ndonjëherë Strasburgu është i rëndësishëm, ndonjëherë gjuha maqedonase, historia…”, u shpreh Dimitrov.

Ai shtoi se nga Samiti i Bërdos kërkohen amendament për përfshirjen e bashkësisë bullgare etnike në preambulë.

“Në të ardhmen nuk do të më befasojë në kontestohen rezultatet e regjistrimit të popullsisë nga Bullgaria”, u shpreh mes tjerash Dimitrov./Telegrafi/

Exit mobile version