Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, sot dhe nesër do të merr pjesë në takimin joformal të OSBE-së, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Sllovakisë vend që kryeson me OSBE-në, Mirosllav Lajçak.
Në takimin joformal ministrat e Punëve të Jashtme do të këmbejnë mendime për gjendjen e aktuale në rajon, si dhe për takimin e rregullt vjetor që këtë vit do të mbahet në Bratisllavë në dhjetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pritet që diskutimi të fokusohet edhe në potencialin e OSBE-së dhe kontributin në parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve. Në prag të shënimit të 20 vjetorit të Samitit të Stambollit, kur organizata solli vendime kyçe për adaptimin ndaj gjendjes pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, parashihet ministrat të flasin edhe për aktivitetet e ardhshme të OSBE-së me qëllim që të ajo t’u përgjigjet pengesave më të mëdha.
Përveç pjesëmarrjes në takime pune, Dimitrov pritet të realizojë takime dypalëshe me homologët e tij./Telegrafi/