Site icon Telegrafi

Dimitrov në takim me Papandreun: Vendet tona në të ardhmen mund të jenë aleatë

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, sot në Sunio ka realizuar takim me ish-kryeministrin grek, ndërsa tani lider i Lëvizjes Greke të Socialdemokratëve, Jorgos Papandreu.

“Takim inspirues me Papandreun për të ardhmen e dy vendeve tona, të cilat kanë mundësi historike që në të ardhmen të jenë aleatë të afërt. Historia është e rëndësishme. Por, ne kemi mund ta ndryshojmë vetëm të ardhmen”, ka shkruar Dimitrov në Twitter pas takimit me Papandreun, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai në Sunio me ftesë të homologut të tij grek, Nikos Kotzias, merr pjesë në takimin e dytë të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve Ballkanike dhe grupit të Vishegradit./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version