Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, në Bruksel ka realizuar takim me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini.
Nga Ministria e Jashtme njoftojnë se në takim është biseduar për stabilitetin e rajonit dhe integrimet evropiane të Maqedonis.
“Maqedonia është kthyer në rrugën evropiane, si me agjendën e brendshme dhe me vendosmërinë për të krijuar ura të reja miqësie me fqinjët. Maqedonia sot ka mundësi dhe me angazhiin e BE-së do të tregojmë se, jo vetëm që ndaluam krizën, por edhe kthyem suksesin”, ka deklaruar Dimitrov pas takimit./Telegrafi/