Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov sot do të merr pjesë në takimin me Ministrat e Punëve të Jashtme të shteteve të Ballkanit Perendimor në konferencën ministrore për Fondin e Ballkanit Perendimorë që mbahet në Srajevë.
”Në fokus të bisedimeve do të jetë strategjia dhe kredebiliteti i perspektivës evropiane të shpallur nga Komisioni Evropian muajin e kaluar. Gjithashtu do të flitet edhe për rezultatet e Samitit të Triestes, zbatimin e e deritanishëm të saj dhe pritjen e rezultatve nga Samiti i ardhshëm i vendeve të Ballkanit Perendimor që do të organizohet në muajin korrik në Londër”, u shpreh Dimitrov, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas të dhënave në takim marrin pjesë edhe Ministri i Punëve të Jashtëm i Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, Ministri për Evropë dhe Amerikë nga Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, Sir Alan Dankan, drejtori gjeneral i Komisionit Evropian, Christian Danielsson dhe Sekrertari gjeneral i Këshillit për bashkëpunim regjional, Goran Svillanioviç.
Dimitrov gjithashtu do merr pjesë edhe në konferencën Ministrore të Ballkanit Perendimor. /Telegrafi/