Site icon Telegrafi

Dimitrov në takim me Daçiqin: Kufijtë mund të hapen gjatë këtij muaji

Përveç eurointegrimeve, mini-schengenit dhe avancimit të bashkëpunimit dypalësh, temë kryesore në takimin e sotëm në mes Nikolla Dimitrovit dhe Ivica Daçiqit, ka qenë edhe lehtësimi i masave në të dy shtetet, si dhe hapja e kufijve.

Dimitrov në konferencë për shtyp, pas takimit me Daçiqin, ka thënë se Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë fat që marrëdhëniet e tyre janë të forta dhe se përpjekjet e caktuara politike, nuk kanë arritur t’i dëmtojnë ato, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sa i përket hapjes së kufijve, Dimitrov tha se në konsultim me ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe, kanë plan që kah mesi i qershorit të hapen kufijtë e shtetit.

“Do të diskutohet këto ditë më shumë në lidhje me situatën me virusin dhe situatën në rajon. Këto ditë duhet ta marrim vendimin”, tha Dimitrov.

Ndërsa ministri serb Ivica Daçiq, tha se Serbia më 22 maj i ka hapur kufijtë edhe për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, pa asnjë kufizim tjetër./Telegrafi/

Exit mobile version