Telegrafi

Dimitrov në Itali për Konferencën ndërkombëtare të antisemitizmit

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov nesër në Romë do të merr pjesë në konferencën ndërkombëtare për përgjegjësi të shteteve, institucioneve në luftën kundër antisemitizmit në rajon, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo konferencë organizohet nga OSBE-ja, nën kryesim të Italisë. Derisa Dimitrov do të drejtohet në konferencë lidhur me aktivitetet të cilat i ka ndërmarë Maqedonia në luftë me veprat penale, motivet dhe luftën kundër antisemitizmit e më pas do ketë takime me homologët e tij./Telegrafi/