Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, dje dhe sot ka marrë pjesë në takimin e ministrave të Ballkanit Perëndimor në Budve, që u organizua nga Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi.
Në këtë takim janë këmbyer mendime në lidhje me gjendjen e procesit në BE dhe integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga MPJ thonë se Dimitrov ka folur rreth rritjes së fokuesit për mbylljen e temave dypalëshe dhe kontributin që mund ta jep Maqedonia, përmes vendosjes së shembujve me zgjidhjen e çështjeve me Bullgarinë dhe Greqinë.
Dimitrov ka theksuar rëndësinë e samitit për rajonin dhe mesazhin politik që e dërgon drejt BE-së për procesin e zgjerimit dhe paralajmëroi angazhim aktiv të Maqedonisë për përgatitjen e saj./Telegrafi/