Në kuadër të vizitës së punës në Bruksel, Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot u takua me zëvendës Sekretaren e Përgjithshme të NATO-s, Rose Gottemoeller, informojnë nga MPJ.
Në takim, siç shton Ministria e Punëve të Jashtme, është biseduar për bashkëpunimin midis Republikës së Maqedonisë dhe NATO-s, si dhe përgatitjet që i ndërmerr Maqedonia në kuadër të procesit për anëtarësimin e vendit në Aleancë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministri Dimitrov ka sqaruar kontekstin momental dhe atmosferën në vend, si dhe përgatitjet e referendumit, por edhe punën konkrete paralele për zbatimin e referomave.
“Ju falënderoj për ftesën ftesën për negociatat e pranimit për Republikën e Maqedonisë në Samitin. Me vendosmëri shkojmë në rrugën deri te anëtarësimi që vendosëm të jemi që para 25 viteve. Do ta mbarojmë këtë mundësi historike të pa mbaruar, në interes të stabilitetit dhe prosperitetit të Republikës së Maqedonisë, për stabilitetin e Ballkanit dhe Evropës”, ka deklaruar Ministri Dimitrov.
Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, gjatë kohës së takimit ka shprehur gatishmërinë për përkrahjen e gjithanshme që Maqedonia të anëtarësohet në NATO duke shpresuar se do të dimë si ta shfrytëzojmë gjerë derën e hapur./Telegrafi/