Site icon Telegrafi

Dimitrov në Bruksel do t’i referohet referendumit

Ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov, i cili po qëndron për vizitë pune në Bruksel do të mbajë fjalim para Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamenti Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai do të njoftojë për përgatitje aktuale për mbajtjen e referendumit, zbatimin e reformave kyçe në vend nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe përgatitjet për procesin e skriningut me Komisionin Evropian, me qëllim që për një periudhë të shkurtër të hapet rruga për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Komiteti për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian është trup punues i Parlamentit Evropian në të cilën marrin pjesë përfaqësues të grupeve të ndryshme parlamentare të përfaqësuara në Parlamentin Evropian.

Dimitrov dje kishte takim me zv. sekretarin e përgjithshëm të NATO-s,  Rose Gottemoeller me të cilën bisedoi për gjendjen momentale në vend, përgatitjet për referendum dhe zbatimin e reformave. /Telegrafi/

Exit mobile version