Telegrafi

Dimitrov në Bruksel: Shpresojmë se liderët evropianë do të arrijnë konsensus

Mirëkuptim të plotë për pritjet tona dhe aspiratat evropiane dhe shprehje të shpresës se liderët evropianë megjithatë do të arrijnë konsensus rreth vendimit të merituar për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut, ishin shprehur në takimet ndaj shefit të diplomacisë Nikolla Dimitrov sot në Bruksel i realizoi me disa deputetë evropianë.

Dimitrov sot pati takime të ndara me eurodeputetin të EPP-së Mihael Galer, eurodeputetin nga Holanda të SD Kati Piri dhe Dubravka Shuica, eurodeputete e EPP-së.

Siç njoftojnë nga MPJ, në këto takime janë shkëmbyer mendime për hapat e ardhshëm, si dhe për implikimet në rast të mosmarrjes së vendimit në vend, me gjerë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe për vetë besueshmërinë dhe perspektivën e premtuar evropiane.

Dimitrov pasdite u bashkëngjitet aktiviteteve të programit të kryeministrit Zoran Zaev – takime me eurokomisarin për zgjerim Johannes Hahn, kryetarin e Parlamentit Evropian Davis Maria Sasoli, si dhe me kryetarin e Këshillit Evropian Donald Tusk./Telegrafi/