Ministri i Punëve të Jashtme, Nikoll Dimitrov sot në Bundestagun gjerman do të flasë në debatin “Ballkani Perëndimor pas zgjidhjes së çështjes së emrit: arritjet, sfidat dhe perspektivat”, që e organizojnë grupet kuvendare të të gjelbërve dhe të seksionit të Unionit të Federalistëve Evropian, ku anëtarë janë deputetë nga katër parti politike, CDO-CSY, Social-demokratët, të gjelbërtit dhe liberalët.
Para debatit të sotëm në Bundestag, Dimitrov nëpërmjet rrjetit social ‘Twitter’ ceku se deputetëve gjerman do t’u sqarojë një tregim të mirë evropian për vendin tonë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Shefi i diplomacisë do të ketë takime me deputetë në Parlamentin gjerman ku do të prezantojë përparimin e Republikës së Maqedonisë së Maqedonisë dhe gatishmërisë së vendin për fillim të bisedimeve me Bashkimin Evropian.
Programi dyditor i vizitës përfshin edhe takime me bashkëbisedues relevantë të MPJ-së dhe përfaqësues tjerë qeveritar./Telegrafi/