Ministri për Punë të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, në Twitter-in e tij zyrtar ka shkruar se askush nga folësit me të cilët kam pasur deri më tani takime, nuk ka kërkuar që Maqedonia të mbetet vend-destinacioni për emigrantë, njofton Telegrafi Maqedoni.
‘Kam pasur qindra takime që nga 1 korriku e këndej: Asnjëri, asnjëri folës nuk ka kërkuar që Maqedonia të mbetet vend-destinacioni për emigrantët’, ka shkruar Dimitrov.
Ministri ka shtuar se nevoja për të përhapur turp e ka origjinën nga pronari i turpit-nga përgjegjısia.
Përndryshe dje në rajonin e Shkupit, janë mbledhur nënshkrime kundër ndërtimit të kampeve në vend. Poashtu edhe kryekomunari i Aerodromit ka deklaruar se do të luftojë me të gjitha forcat kundër ndërtimit të kampeve për emigrantët. /Telegrafi/
Имав стотини средби од 1 јуни наваму. Ниту еден, НИТУ ЕДЕН соговорник нема побарано Македонија да стане земја дестинација за бегалци. #факт
— Никола Димитров (@NDimitrovMK) August 24, 2017