Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot priti sekretarin shtetëror të SHBA-ve, Mike Pompeo në Ohër.
Dimitrov priti Pomepon tek aerporti i Ohrit, që më pastaj Pomepo të takohet me kryetarin Pendarovski dhe kryeministrin Zoran Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në rrjetin e tij social ‘Twitter’ ai pas arritjes së Pompeos shkroi: “Para 25 viteve u hap Zyra për lidhje të SHBA-ve në Shkup. Sot, ne e ndërtojmë të ardhmen si partnerë strategjik dhe aleatë të NATO-s. Kisha nderin ta mirëpres Mike Pompeon në Maqedoninë e Veriut”./Telegrafi/
25 years ago, the US established a Liaison Office in Skopje. Today, we shape our future as strategic partners and NATO allies. Privileged to welcome @SecPompeo to North Macedonia. pic.twitter.com/YFVhCohsFA
— Nikola Dimitrov (@Dimitrov_Nikola) October 4, 2019