Site icon Telegrafi

Dimitrov: Ndarja e mjeteve nga ana e Qeverisë së Kosovës për familjet e të dënuarve nuk është në pajtim me vlerat evropiane

Sot ministri i punëve të jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov realizoi takim me ministren për çështje evropiane të Kosovës, Dhurata Hoxha në suaza tëKonferecës rajonale “Ndërtimi i kapaciteteve dhe bashkëpunimit rajonal në procesin e integrimit evropian të shteteve të Ballkanit Perëndimor”, e cila këto ditë mbahet në Ministrinë e punëve të jashtme të Maqedonisë.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime për bashkëpunimin rajonal dhe atë bilateral, të cilët shënojnë rritje në periudhën e fundit. Në atë kontekst, u bisedua për mundësitë për avancim të bashkëpunimit me Republikën e Kosovës në planin e integrimeve evropiane dhe për ofrimin e përvojave të fituara të Republikës së Maqedonisë në atë drejtim.

Në takim u bisedua edhe për reagimet në Republikën e Kosovës në lidhje me dënimet e shqiptuara nga gjykata e shkallës së parë për rastin “Lagja e Trimave”, ku ministri Dimitrov vlerësoi se vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndarje të mjeteve financiare për përkrahje materiale të familjeve të personave të dënuar, shtetas të Kosovës, nuk është në pajtim me vlerat evropiane dhe ndërtimit të ardhmërisë evropiane të rajonit që bazohet në sundimin e të drejtës, gjë që është interes i përbashkët i të dy shteteve./Telegrafi/

 

Exit mobile version