Telegrafi

Dimitrov: Na duhet më shumë se sa premtimet në letër

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, gjatë vizitës zyrtare në Çeki, ka mbajtur fjalim në panelin “Premtimi i papërmbushur i BE-së për Ballkanin Perëndimor”, tha se vendit i duhet më shumë se vetëm premtime.

Dimitrov prezantoi çështjen e Maqedonisë në kontekstin e rrugës euro-integruese dhe sfidat e saj në një audiencë të përfaqësuesve të komunitetit “tink-tenk”, komunitetit akademik, OJQ-ve dhe korit diplomatik.

“Atraktiviteti i BE-së është në narrativën e tij, por për të qenë të qëndrueshëm na duhet më shumë sesa një premtim letre. Partneritetet vlerësohen përmes prizmit të premtimeve dhe pritjeve. Dhe pritjet tona nga BE janë më se të justifikuara”, tha Dimitrov.

Ai do të merr pjesë në takimin vjetor të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Grupit të Vishegradit./Telegrafi/