Site icon Telegrafi

Dimitrov: Moszgjidhja e çështjes së emrit, rrezikon sigurinë rajonale

Kontesti me emrin edhe pse në esence është bilateral, pasojat nga moszgjidhja e tij, siç shihet kohëve të fundit, mund ta rrezikojnë stabilitetin rajonal, ka deklaruar shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov në një intervistë për gazetën greke “To Vima”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai njëherit ka vlerësuar se Maqedonia për shkak të bllokadës së imponuar politike shumë gjatë ka mbetur para dyerve të byllura të NATO-s dhe BE-së, me çka rezultoi me krizë demokratike brenda vendit.

“Edhe ne, është e dukshme kemi bërë gabimet tona. Të gjithë duhet të marrim mësim. Kategorisht jam i bindur se duhet ta shfrytëzojmë situatën dhe momentin pozitiv. T’i shfrytëzojmë për t’i menduar në esencë mardhëniet tona. Për Greqinë çështja është se çfarë fqiu do të dëshironte të kishte? Për Republikën e Maqedonisë çështja është se çfarë fqiu dëshiron të jetë? Dëshirojmë të jemi miq të afërt të Greqisë, në bazë të mirkuptimit të ndërsjelltë, respektit dhe interesave të përbashkëta”, tha mes tjerash Dimitrovi.

Ai njëherit ka vlerësuar se gjat bisedimeve të deritanishme, në përputhje me rezulutën e OKB-së, ka pasur disa ide që njëra pale i ka vlerësuar si bazë e mirë, por pala tjetër i ka kundërshtuar, por bisedimet duhet vazhduar./Telegrafi/

Exit mobile version