Site icon Telegrafi

Dimitrov: Mospasja e qëndrimit për referendumin është ikje nga përgjegjësia

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, sonte deklaroi se nuk mund opozita të mos ketë qëndrim për çështje të rëndësishme siç është referendumi.

“Mendojs e duhet të rriten. Atje ka zëra të arsyeshëm dhe patjetër të diskutojmë për gjërat si performancat ekonomike, që është nuk janë të ngjashme, të mos bisedojmë në këtë çështje sepse Maqedonia nuk guxon të jetë peng i interesave personale dhe partiake. Të mos kesh qëndrim për këtë çështje është ikje nga përgjegjësia apo vendosja e kokës në truall struc, sepse struci kur e fsheh kokën kërkon ushqim, por kur njeriu e fsheh kokën në truall-ikë, frikësohet apo turpërohet”, tha Dimitrov në Kriva Pallankë, duke u përgjigjur në pyetje gazetareske, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Dimitrovit, në një intervistë të Gruevskit për “Republika” në nëntor të vitit 2017, ai tha se asnjëherë Greqia nuk do të pajtohet që gjuha maqedonase të jetë gjuhë maqedonase, i përkthyer nga të gjitha gjuhët. Që shumë ngjan me atë që, siç tha ai, lideri opozitës greke duke kritikuar Qeverinë.

“Fakt është se ne e mbrojtëm më kryesoren, maqedonas jemi dhe flasim gjuhë maqedonase, është bërë kompromis me pranimin e parashtresës gjeografike, por përkrahja e qytetarëve kërkohet që më në fund të merret fati në duar tua.”, tha Dimitrov duke shtuar se Maqedonia nuk ka rrugë tjetër përveç Maqedonisë evropiane./Telegrafi/

Exit mobile version