Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov e ka mbrojtur propozimin Maqedonia Ilindenase, duke thënë se është pjesë e Kushtetutës, dhe paraqet shtyllë të shtetit.
I ftuar në emisionin “Peçat na Nedellata” në 1TV, Dimitrov thotë se nuk sheh propozim më të përshtatshëm, për të cilin ka pajtim nga të dyja palët, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, nëse dikush është për një Maqedoni, atëherë patjetër se duhet të jetë edhe për një Maqedoni Ilindenase.
Dimitrov bëri të ditur se paraprakisht ky propozim është pranuar nga ai dhe homologu i tij, Nikos Kotzias, e më pastaj propozimi është kumtuar te kryeministrat Zaev e Tsipras./Telegrafi/