Site icon Telegrafi

Dimitrov: Mbështetje nga Berlini për punën e bërë, si dhe hapjen e kapitullit të ri me BE-në

Hapat aktual dhe të ardhshëm në procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE, kanë qenë temë e takimeve të ministrit të Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, që sot i ka pasur me përfaqësuesit e Zyrës së kancelares gjermane Angela Merkel.

Siç njoftojnë nga MPJ, nga ana e këshilltarit kryesor të Merkelit për politikë të jashtme Jan Heker dhe këshilltarit për çështje evropiane Franz Hoeder, është përshëndetur suksesi i Maqedonisë së Veriut që e ka arritur në fushën e reformave dhe marrëdhënieve fqinjësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në kuadër të vizitës, ministri Dimitrov dhe zv.kryeministri Bujar Osmani, sot i kanë vazhduar aktivitetet në Bundestagun gjerman me takimet me deputetin e CDU/CSU, Johan Vadeful. Në fokus të takimit kanë qenë reformat vendore dhe rezultatet në fushën e marrëdhënieve fqinjësore”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Ata shtojnë se nga deputeti Vadeful është përshëndetur përparim i vendit dhe është përsëritur mbështetja e Gjermanisë në procesin e eurointegrimeve./Telegrafi/

Exit mobile version