Telegrafi

Dimitrov: Materialet e Wikileaks përdoren për të më diskredituar dhe për ta dëmtuar Marrëveshjen e Prespës (Foto)

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov i ka komentuar shkrimet rreth dokumenteve të publikuara nga Wikileaks.

Sipas tij, bëhet fjalë për materiale të cilat janë të vitit 2010, por që vërtetojnë se ka punuar për anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dimitrov shton se ka patur shkëmbime mendimesh me SHBA-të, partnerin strategjik të vendit, ndërkaq konsideron se këto të dhëna tentohet të keqpërdoren për diskreditim personal për ta dëmtuar Marrëveshjen e Prespës.

Madje, ai thotë se pas këtyre gjërave qëndrojnë forca që janë kundër integrimeve euro-atlantike të Maqedonis./Telegrafi/