Site icon Telegrafi

Dimitrov: Marrëveshja e Prespës, tepër e madhe për të dështuar

Ministri i jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov tha sot se marrëveshja e Prespa me Greqinë për emrin e ri të Maqedonisë është “tepër madhe për të dështuar”.

Në një intervistë me agjencinë turke Anadolu, Nikolla Dimitrov tha se çështjet që akordi do të zgjidhë janë tepër madhore dhe mbështetja që vjen nga e gjithë bota është thelbësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dimitrov rikujtoi se Qeveria e kryeministrit grek Alexis Tspras para pak kohësh mori mbështetjen në Kuvend dhe thotë se së shpejti edhe marrëveshja e Prespës do të ratifikohet në Greqi.

“Maqedonia humbi një gjeneratë të tërë duke pritur kontestin e emrit”, tha i pari i diplomacisë së Maqedonisë duke cekur procesin historik të zgjidhjes së kontestit./Telegrafi/

Exit mobile version